FFK me mesazh për ditën e fëmijëve

Futboll

FFK me mesazh për ditën e fëmijëve

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:47
FFK me mesazh për ditën e fëmijëve

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar sot të gjithë fëmijët për festën e 1 Qershorit. Ademi u shpreh se si institucione dhe shoqëri e kemi obligim përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ta.

Mesazhi i plotë i presidentit të FFK-së:

Të dashur fëmijë,

1 Qershori simbolizon festën tuaj, edhe pse në fakt të 365 ditët e vitit janë tuajat. Prandaj, ne si institucione dhe shoqëri e kemi obligim të përkujdesemi për Ju dhe të punojmë fortë që t’ua realizojmë të gjitha të drejtat dhe dëshirat, sepse e meritoni të rriteni në kushte sa më të mira.

Çdo ditë e vitit duhet të jetë gëzim për secilin prej jush, ngase Ju jeni e sotmja dhe e ardhmja e shtetit tonë.
Federata e Futbollit e Kosovës, institucion të cilin e drejtoj, është vazhdimisht e përkushtuar që t’u krijojë kushte për argëtim të gjithë fëmijëve.

Në kuadër të programit Grassroots kemi projekte të ndryshme për argëtimin e fëmijëve në të gjitha sferat, teksa vajzat e reja të përfshira në klubet e futbollit jemi duke i subvencionuar edhe me bursa.

Po ashtu me mijëra fëmijë anembanë vendit janë të përfshirë në shkollat dhe klubet e futbollit, ku e kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre.

Në këtë ditë feste, ju inkurajoj që krahas përkushtimit në mësime të vazhdoni të merreni edhe me aktivitete sportive, ngase aty buron lumturia dhe shëndeti juaj.

Gëzuar 1 Qershori!

Me shumë dashuri për Ju,

Agim Ademi, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat