Qenan Ameti, udhërrëfyesi i brezave të shumtë

Futboll

Qenan Ameti, udhërrëfyesi i brezave të shumtë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:08
Qenan Ameti, udhërrëfyesi i brezave të shumtë

Dy muaj më parë (1 prill 2021) futbolli kumanovar kishte marrë një lajm të trishtë dhe shumë të dhimbshëm nga Bursa e Turqisë.

Në moshën 67-vjeçare, sëmundja e mposhti Qenan Ametin, njeriun e mirë, i cili afro gjysmë shekulli punoi me përkushtim në sportin e futbollit dhe në kultur, duke lënë pas gjurmë kujtese tek secili nga ne.

Njeriu për të cilin shumëkushi tha se veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për shumë breza, me futboll filloi të merret në fillim të viteve të 70-ta.

Qenan Ameti hapat e parë në futboll i ka hedhur në moshën 16 vjecare te skuadra e asaj kohe 11 Oktomvri. Më vonë ai ishte pjesë e disa klubeve modeste të Kumanovës dhe ekipit të të rinjve të klubit të qytetit, ndërsa karriera e tij i ka takuar Bratstvos, për të cilët luajti si mesfushor defensiv në fundin e viteve të 70-ta dhe fillimin e viteve të 80-ta.

Qenani nuk iu nda futbollit edhe pas pensionimit të tij si lojtar aktiv. Ai punoi si trajner në KF Mërgimi, i cili gjatë viteve të 90-ta shkëlqente në Ligën e tretë, ndërsa më vonë ishte ndër trajnerët e parë në shkollat e futbollit Milano dhe Bashkimi, duke punuar në zbulimin e talenteve të rinj.

Viteve të fundit Qenan Ameti ishte trajner në KF Kumanovo Milano 2010 që garon në ligën komunale, e me të cilin fitoi tituj kampioni.

Tetë javë pas vdekjes së tij, për Qenan Ametin në dimensionet kryesore si futbollist, trajner, valltar dhe familjarë do të na evokojnë kujtime njerëzit më të afërt të tij, të cilët do të na rrëfejnë se si ka qenë Qenan Ameti dhe cilët do të jenë kujtimet që do ti mbajnë ata me vete gjatë gjithë jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat