Laporta: E dimë që Messi kërkon të qëndrojë

Futboll

Laporta: E dimë që Messi kërkon të qëndrojë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:28
Laporta: E dimë që Messi kërkon të qëndrojë

Te Barcelona janë optimistë se Lionel Mesi do të qëndrojë me ta është në vitet në vazhdim. Presidenti Joan Laporta thekson se klubi e di dëshirën e tij për të qëndruar dhe duhet të garantojnë një ekip konkurrues. Sakaq, presidenti shprehet se edhe trajneri Ronald Kuman është më shumë brenda se sa jashtë projektit.

“Leo është në një periudhë reflektimi, do një skuadër kompetitive dhe të aftë për të fituar tituj. E dimë dëshirën e tij për të qëndruar. Por, nuk do t’i nxitojmë gjërat, raporti është shumë i mirë dhe dëshira është nga të gjitha palët.

Kuman? Bashkëpunimi me të po shkon mirë, nuk dua të flas dhe të zhbilancohem.

Por, e shoh më shumë brenda se sa jashtë projektit. Po vlerësojmë situatën dhe pastaj do të vendosim”, u shpreh Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat