E komenton barazimin me Slloveninë

Futboll

E komenton barazimin me Slloveninë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:56
E komenton barazimin me Slloveninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll u ndal në barazim me Slloveninë, në sfidën e parë para tifozerisë në S

hkup. Trajneri Igor Angelovski para mediave potencoi sei vjen keq që Maqedonia në fund të takimit pranoi gol dhe nuk arriti që të shënojë fitore.

“Fillimisht dua që të faleminderojë tifozët të cilët erdhën në numër të madh dhe faleminderojë ata për përkrahjen e dhënë. Më vjen keq që nuk arritëm që të shënojmë fitore. Natysriht se në pjesën e dytë deri te goli I pranuar , kundërshtari ynë nuk u afrua portës sonë dhe duhej që të mbyllim me fitore këtë sfidë. Mirëpo këto janë ndeshje miqësore dhe përgatitore, duhet të bëjmë rotacione dhe të japim mundëi të gjithë futbollistëve që të luajnë.

Kur të mblidhen të gjithë gjërat, arritëm qëllimin tonë në këtë ndeshje. Në sfidën e ardhshme do të kemi mundësi që të përmirësojmë gabimet , pasi që në Kampionatin Evropian , nuk kemi të drejtë të gabojmë,” tha mes tjerash Angelovski.

Ndeshjen e radhës, Maqedonia do të zhvillojë më 4 qershor, kur në stadiumin “Todor Proeski” do të zbarkojë kombëtarja e Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat