Suarez komplimenton zgjedhjen e Barcelonës për Agueron

Futboll

Suarez komplimenton zgjedhjen e Barcelonës për Agueron

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:18
Suarez komplimenton zgjedhjen e Barcelonës për Agueron

Barcelona kryeu një transferim mjaft të zgjuar, teksa bleu Kun Agueron me parametra 0.

Argjentinasi do t’i bashkohet në sulm shokut tij të Kombëtares, Lionel Messi nëse ky i fundit nuk do të largohet. Sipas ish lojtarit te Barcelonës, Luis Suarez, klubi ka bërë një blerje mjaft të zgjuar sepse Aguero ka fituar kudo që ka shkuar.

“Të përballesh me më të mirët është gjithmonë një sfidë. Kun ka një karrierë të suksesshme të nivelit botëror dhe ka lënë shenjë kudo që ka luajtur.

Fakti që do të luajë me futbollistin më të mirë në botë është diçka më shumë. Ai është shok me Lionel Messin. E kam njohur Kun Agueron gjatë disa darkave të organizuar nga Leo. Jam shumë i lumtur për atë si dhe për Barvelonën që e ka bërë këtë transferim.”- u shpreh Luis Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat