City po mendon ta shesë Bernardo Silvan

Futboll

City po mendon ta shesë Bernardo Silvan

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:51
Bernardo Silva

Sulmuesi i krahut mund të përdoret për t’i rritur fondet për ta përforcuar skuadrën në reparte të tjera gjatë verës.

Manchester City po planifikon ta shesë Bernardo Silvan gjatë verës që po vjen. Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”. Në fakt, “Citizens” po planifikojnë që me shitjen e tij t’i rrisin fondet dhe më pas të intervenojnë duke u përforcuar në ndonjë pozitë tjetër.

“Qytetarët” mbi të gjitha janë të interesuar të përforcohen me një golashënues pas largimit të Sergio Agueros. Me këtë rast, Bernardo do t’i shitej një klubi të madh evropian dhe City ato para mund t’i investojë në sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Silva ka qenë lojtar i rëndësishëm i Cityt në sezonet e kaluar, por këtë vit nuk ishte një i tillë. City u shpall kampion i Anglisë sivjet, por dështoi ta fitonte edhe Ligën e Kampionëve pasi u mposht nga Chelsea në finale. Tash, klubi nga “Etihad Stadium” po planifikon të përforcohet pë të arritur deri tek triumfi historik në Champions. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat