Milani mendon shkëmbimin e bujshëm

Futboll

Milani mendon shkëmbimin e bujshëm

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:42
Milani mendon shkëmbimin e bujshëm

Milani mendon për sezonin e ardhshëm ku synimi është përforcimi në sulm për të qenë kompetitiv edhe në Champions. Jo vetëm Oliver Zhiru që është fare pranë fanellës kuqezi për dy sezonet e ardhshme, por tani drejtuesit e Milanit kanë një ide të re shkëmbimi.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica” me Zhriunë që i ka thënë “PO” Maldinit dhe që do të transferohej me parametra zero dhe do të firmoste një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh. Tani më “Djalli” mendon shkëmbimin Samu Kastijeho-Papu Gomez me skuadrën e Sevijas. Për sulmuesin argjentinas do të ishte një rikthim në Itali pasi i tha mirupafshim Atalantës përpara 6 muajve.

Në La Liga, Gomez ka regjistruar 18 prezenca dhe ka realizuar 3 gola.

Ndërkohë drejtuesit e Milanit kanë rifilluar tratativën për rinovimin e kontratës me turkun Hakan Çalhanoglu, që tashmë presin një përgjigje përfundimtare nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat