Fisniku me fjalë emocionuese për babain që ia vranë serbët në vitin 1999

Futboll

Fisniku me fjalë emocionuese për babain që ia vranë serbët në vitin 1999

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:02
Fisniku me fjalë emocionuese për babain që ia vranë serbët në vitin 1999

Ismet Sejdiu, gjyqtar i gjeneratës së sakrificës, u vra nga milicia dhe paramilitarët serb në muaj prill të vitit 1999.

Ai ka qenë prej gjyqtarëve më të mirë të futbollit në Republikën e Kosovës.

Për punën dhe sakrificën e Ismet Sejdiut, dje doli për herë të parë filmi dokumentar, që padyshim zgjoi interesim të madh por edhe emocione të mëdha. Djali i tij, Fisnik Sejdiu, emocionon me disa fjalë për babain e tij.   

 “Baba, ti si Ismet Sejdiu, dje na bashkove siç tha i madhi z. Mentor Mripa, me një qëllim të vetëm dhe të thjeshtë ‘Ëndrra e referit’, pra lirinë të cilën ne e gëzojnë sot. 

Të 'faleminderit shumë, se me të vërtetë dje i pashë ata shokë, kolegët dhe miqtë e vërtetë që të çmojnë ty, dhe na respektojnë neve si familje me prezencën e tyre gjithmonë”, ka shkruar Fisnik Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat