Gëzon respekt për kundërshtarët

Futboll

Gëzon respekt për kundërshtarët

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:13
Gëzon respekt për kundërshtarët

Në një intervistë për ‘’London Evening Standart’’, sulmuesi anglez Herri Kejn i habiti të gjithë teksa u shpreh se kanë kaluar shumë kohë që Anglia nuk ka fituar një trofe.

Ndër të tjera, sulmuesi i Totenhemi tha se gëzon respekt për kundërshtarët, por sfida është që t’i mundin të gjithë.

‘’Mamaja ime ka lindur në vitin 1966 ndërsa babai në 1964 dhe ai ishte dy vjeç kur Anglia fitoi për here të fundit Kupën e Botës.

Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe duhet t’i rregullojmë gjërat. Nëse e përfundoj karrierën time të futbollit pa fituar një trofe të madh me Anglinë, do ta shihja si dështim. E di që kemi akoma hapësirë ​​për t’u përmirësuar, por ky është qëllimi ynë dhe mendoj se mund ta bëjmë.

Ka shumë pritje, por edhe bindje. Unë i njoh shokët e mi të skuadrës dhe ndjehem se jemi gati për gjithçka. 

Ka skuadra të shkëlqyera si Franca, Belgjika, Gjermania, Spanja, Italia dhe Portugalia dhe për të fituar ne e dimë se duhet t’i mposhtim të gjitha, kjo është sfida. Unë e di me siguri se asnjë nga këto skuadra nuk do të dëshirojë të përballet me ne. Ata na njohin mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat