Kumbulla: E çuditshme të luash kundër Ronaldos

Futboll

Kumbulla: E çuditshme të luash kundër Ronaldos

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:59
Kumbulla: E çuditshme të luash kundër Ronaldos

Marash Kumbulla një nga lojtarët më premtues të Shqipërisë, ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për prestigjiozen Goal. Mbrojtësi i kombëtares ka prekur shumë tema, ndërsa thekson se i është dukur e çuditshme të luajë kundër Ronaldos, ndërsa shton se ende nuk e beson se në sezonin e ardhshëm do të luajë kundër Murinjos.

Ndeshja me kombëtaren kundër Uellsit- “Jam shumë i emocionuar, Uellsi ka lojtarë të talentuar dhe kjo është një ndeshje që do ta bëjë Shqipërinë të rritet. Mezi po pres të përballem me Bejl, jam gjithnjë i emocionuar kur përballem me kampionë të mëdhenj sepse më ndihmon të marr eksperiencë”.

Përballja me Dibalën, Lukakun dhe katër herë me Ronaldon- “Kur je në fushë nuk e mendon se po luan kundër tij sepse duhet të jesh i përqëndruar te ndeshja, më pas kur kupton është një ndjesi e çuditshme, por e bukur. Prej kur isha i vogël e kam parë të luajë me ekipet më të mira, kështu ishte e çuditshme por më bëri mirë”.

Transferimi te Roma- “Isha i nderuar sepse shumë skuadra të forta më kërkonin, por kur dëgjova për Romën vendosa menjëherë. Brenda disa orëve vendosa të nisesha për Romë dhe isha shumë i lumtur për këtë”.

Raporti me Fonsekën- “Kam një raport të mirë, sigurisht do të doja të luaja më shumë, por kur je në një skuadër me shumë lojtarë të talentuar atëherë është e vështirë ndonjëherë të gjesh hapësira”.

Shok me Smolling- “Flas anglisht me të sepse nuk më kupton shumë në italisht. Ka treguar se është një lojtar me shumë eksperiencë, kam mësuar shumë prej tij. Më shumë kam mësuar duke e parë se sa nga fjalët, si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj”.

Trajneri i ri, Murinjo- “Akoma nuk e besoj, është një ëndërr të trajnohesh nga ai. Do të jetë një arsye më shumë për t’u rritur dhe përmirësuar. Nuk kam folur ende me të, por e di që do ta bëj kur të mbërrijë në Romë. Do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Gjëja më e rëndësishme që Murinjo do të sjellë te Roma është mentaliteti fitues. Të gjithë e dinë që ai ka fituar diçka kudo ka shkuar. Do të mësoj nga ana taktike dhe teknike, por më e rëndësishmja është mentaliteti fitues”, u shpreh Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat