Tomori do të blihet përfundimisht nga Milan

Futboll

Tomori do të blihet përfundimisht nga Milan

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:25
Fikayo Tomori

AC Milan, ka vendosur të blejë kartonin e plotë të mbrojtësit Fikayo Tomori. 

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan sapo i ka komunikuar Chelseat, se ata do të aktivizojnë klauzolën e blerjes së Tomorit prej 28.5 milionë euro.

Marrëveshja do të kompletohet së shpejti dhe do të zyrtarizohet javën e ardhshme, mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë me Milan, të vlefshme deri në vitin 2026.

Tomori në sezonin e kaluar ishte i huazuar të “Rossonerët”, dhe siç duket ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij, pasi tani kanë vendosur ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat