Hakim Ziyech do të largohet, Tuchel planifikon dy prurje të reja

Futboll

Hakim Ziyech do të largohet, Tuchel planifikon dy prurje të reja

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:25
Hakim Ziyech

Hakim Ziyech nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe raportohet se në këtë verë do të shitet.

Anësori maroken kaloi te Chelsea verën e kaluar nga Ajaxi, mirëpo nuk ka arritur të përshtatet në filozofinë e bluve.

Kështu, Tuchel i ka bërë me dije bordit të klubit se janë të lirë ta shesin lojtarin, derisa kërkon dy transferime të tjera.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Ishull, bëhet e ditur se gjermani e dëshiron ribashkimin me Julian Weigl, që së bashku ishin te Borussia Dortmundi.

Një tjetër transferim për të krijuar një mesfushë të fuqishme është edhe Saul Niguez i Atletico Madridit.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Saul dëshiron të largohet nga skuadra spanjolle, derisa për të në garë është edhe Bayern Munichu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat