I ulet dënimi

Futboll

I ulet dënimi

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:42
I ulet dënimi

Leorant Marmellaku ishte dënuar me tetë ndeshje moslojë pas një starti ndaj lojtari të Flamurtarit, Lorik Maxhuni.

Ky i fundi ka pësuar një frakturë të rendë, ku iu është dashur edhe operimi.

Tani Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa, ia ka zbritur dënimin sulmuesit të Dukagjinit.

“Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në nenin 43 Pika B të Rregullores Disiplinore i zbritet dënimi prej tetë ndeshjeve mos lojë në gjashtë ndeshje mos lojë zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK. Pas verifikimit të provave Komisioni konstatoj se ndërhyrja e Mermellakut në lojtarin kundërshtar Maxhuni nuk kishte qëllim për ta lënduar por erdhi si rezultat i startit të pakontrolluar”, thuhet në njoftim.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Flamurtarit ishte mbyllur 2-1, ndërsa lëndimi i Maxhunit kishte ndodhur në fundin e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat