​Havertz tregon admirimin për Kanten, nuk e dëshiron si kundërshtar në Euro 2020

Futboll

​Havertz tregon admirimin për Kanten, nuk e dëshiron si kundërshtar në Euro 2020

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:46
N’Golo Kante

Ylli i Chelseat Kai Havertz ka treguar admirimin që e ka për mesfushorin N’Golo Kante, pas fitores së Ligës së Kampionëve, dhe e ka pranuar që do kishte dëshirë të mos luante kundër tij në Euro 2020.

Sidoqoftë, Havertz shtoi që është i kënaqur që e ka mundësinë të luaj në Kombëtaren e Gjermanisë me shokun e skuadrës së Chelseat Antonio Rudiger.

Po ashtu, Havertz tha që Kante i bën të gjithë të lumtur brenda në zhveshtore, duke e ndryshuar dinamikën edhe jashtë fushave të gjelbra , ashtu edhe si i influencon gjërat në të.

“Kur e sheh Kanten, duhet të buzëqeshësh. Ai është një personalitet i madh dhe një person tejet i mirë. E po ashtu një lojtar shumë i madh”, tha Havertz.

“Si një lojtar me tipare sulmuese, jam gjithmonë i lumtur kur ai është në fushë. Mund të bësh shumë gabime sepse ai përsëri e fiton topin. Është i shpejtë, i lëvizshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të bërë ndërhyrje. Për këtë arsye nuk është gjë e mirë të luash kundër tij në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian”, shtoi ylli gjerman.

Havertz dhe Kante së shpejti do të jenë kundërshtarë në fushë, ku Kombëtarja e Francës dhe ajo e Gjermanisë do të zhvillojnë ndeshje më 15 qershor, në kuadër të Grupit F për Kampionatin Evropian 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat