Del Piero: Italia mund të arrijë të paktën në gjysëmfinale të “Euro 2020”

Futboll

Del Piero: Italia mund të arrijë të paktën në gjysëmfinale të “Euro 2020”

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:44
Alessandro Del Piero

Ish- futbollisti, Alessandro Del Piero, ka folur në një intervistë për Kombëtarën e Italisë, para fillimit të Euro 2020.

Alessandro Del Piero, beson se Italia mund të arrijë  të paktën deri në gjysëmfinale të “Euro 2020”, por sipas tij, askush nuk e ka talentin, cilësinë dhe përvojën e Francës.

Del Piero ka folur në një interviste për ‘Sportweek’ :

“Ne duhet të presim një fazë të mirë grupeve dhe të përpiqemi ta kalojmë atë, pastaj gjithçka mund të ndodhë në raundet e eliminimit,” tha ai.

“Unë them se kemi potencial për të arritur në gjysëmfinale, dhe Roberto Mancini kurrë nuk iu shmang kësaj, shtoi ai.

“Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se Italia nuk ka luajtur një turne të madh për pesë vjet., është gjithashtu shumë e vështirë të bësh parashikime për një turne që vjen pas një sezoni anormal, me COVID, ndeshjet e kompresuara dhe pa trajnim para-sezonal vitin e kaluar. Nivelet e fitnesit do të sjellin një ndryshim të madh”, përfundoi Del Piero.

“Azzurët” janë të pamposhtur që nga Shtatori i  viti 2018 dhe do të hyjnë në “Euro 2020” me tetë fitore radhazi, përfshirë fitoren e mbrëmshme 4-0  në miqësoren kundër Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat