Sherri masiv në mesfushë, momenti kur rrëzohet selektori i Shqipërisë

Futboll

Sherri masiv në mesfushë, momenti kur rrëzohet selektori i Shqipërisë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:06
Sherri masiv në mesfushë, momenti kur rrëzohet selektori i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Uellsit mesditën e sotme.

Sfida u luajt mes tensionit, për vetë faktin se uellsianët luajnë futboll tepër fizik dhe lojtarët tanë në disa situata nuk e mbajtën tension duke shfryrë në fushë. Dy ishin momentet më pikante të sfidës.

I pari në minutën e 58-të të takimit pas një dyluftimi të sulmuesit Manaj dhe mbrojtësit uellsian Dejvis, ky i fundit shtyu lushnjarin i cili u përplas me teknikun Edi Reja. Momenti i sikletshëm nuk u prit mirë pasi vetë tekniku Reja reagoi ashpër ndaj futbollistit kundërshtar.

Momenti tjetër ishte në minutën e 82-të të ndeshjes ku pas një faulli që mesfushorit shqiptar Qazim Laçi shpërtheu një sherr masiv ku protagonist u bë kapiteni Amir Abrashi.

Në tension u përfshin të dyja palët duke shtyrë një tjetrin, por situata u qetësua nga vetë gjyqtari i cili ndëshkoi Laçin me karton të verdhë pas faullit në mesfushë. Kujtojmë se në këtë ndeshje u dhanë 7 kartonë të kuq, një numër i lart kartonësh për një ndeshje miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat