Kimmich: Edhe në 2018-ën kishim një potencial të madh

Futboll

Kimmich: Edhe në 2018-ën kishim një potencial të madh

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:01
Kimmich: Edhe në 2018-ën kishim një potencial të madh

Mesfushori i Bayern Munich dhe i Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka dhënë mendimin e tij mbi kombëtaret favorite për ta fituar Europianin që do të fillojë më 11 qershor.

“Vështirë të thuhet se kush mund të arrijë deri në fund. Mendoj se jemi të gjithë dakord mbi faktin se kemi potencialin për të luftuar për trofeun”, ka thënë Kimmich.

“Në vitet e fundit nuk kemi qenë gjithmonë në gjendje të shpresim cilësitë tona në fushë. Edhe në 2018-ën kishim një potencial të madh, por nuk ia kemi dalë”.

“Në fund, është e rëndësishme që të bashkohemi më shumë si skuadër, atëherë gjithçka do të jetë e mundur. Jam shumë i sigurt”, ka pranuar ylli i Bayern.

Në fazën me grupe të Euro 2020, kombëtarja e Gjermanisë do të luajë me Francën, Hungarinë dhe Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat