Mourinho ka në vëmendjen e tij tre portierë

Futboll

Mourinho ka në vëmendjen e tij tre portierë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:14
Mourinho ka në vëmendjen e tij tre portierë

Jose Mourinho do ta fillojë punën e tij si trajner i Romës në muajin e ardhshëm dhe tashma ka bërë listën me emrat që dëshiron t’i transferojë në Olimpico.

Portugezi u emërua si trajner i ri i Romës disa javë pa u mbyllur sezoni 2020/21, pasi Paulo Fonseca nuk arriti objektivat e vendosur.

Megjithatë, Mourinho do ta nis punën e tij te Roma nga 1 korriku dhe synon ta krijojë një skuadër që do të jetë garuese në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se ‘Special One’ dëshiron të përforcojë çdo pozitë, ndërsa tashmë synon edhe një portier të ri dhe tri janë dëshirat e tij.

Sipas mediumit italian La Gazetta dello Sport, Mourinho ka në vëmendjen e tij Hugo Lloris, Wojciech Szczesny dhe Rui Patricio.

Portugezi mund të kthehet te klubi i vjetër Tottenham Hotspur në një përpjekje për të sjellë portierin e Francës dhe fituesin e Kupës së Botës në Serie A.

Por, portieri i Wolves, Patricio është gjithashtu në listën e dëshirave, ndërsa ai që duket më pak i mundur është Szczesny i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat