Bastoret, Maqedonia nuk kalon në fazën e dytë

Futboll

Bastoret, Maqedonia nuk kalon në fazën e dytë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 14:19
Bastoret, Maqedonia nuk kalon në fazën e dytë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll dhe ajo e Finlandës, janë autsajderit më të mëdhenj në Kampionatin Evropian.

Finlanda dhe Maqedonia, që për herë të parë do të garojnë në Kampionatin Evropia, nga bastoret e mirënjohura botërore, janë cilësuar që kanë më pak gjasa të arkëtojnë titullin në “EURO 2020” dhe janë në fund të renditjes së kombëtarëve pjesëmarrëse.

Bastoret, poashtu nuk e shohin Maqedoninë në fazën e dytë të Evropianit dhe sipas tyre, Maqedonia ka gjasa më ulta në grupin me kombëtaret e Austrisë, Ukrainës dhe Holandës. Në mesin e kombëtareve më të mirë shihen Franca, Belgjika, Anglia, Gjermania, Spanja dhe mbrojtësi i titullit Portugalia.

Kujtojmë se Kampionati Evropian 2020, do të nis më 11 qershor, me përballjen  Turqi – Itali, ndërsa Maqedonia sfidën e parë e zhvillon më 13 qershor ndaj Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat