Shqipëria mbërrin në Pragë

Futboll

Shqipëria mbërrin në Pragë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:22
Shqipëria mbërrin në Pragë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur sot në mesditë në Pragë, ku të martën do të luajë edhe ndeshjen e dytë miqësore të programuar për muajin qershor ndaj Republikës Çeke.

I gjithë grupi që ishte në Uells ka udhëtuar i plotë drejt tokës çeke dhe nuk ka pasur asnjë problem fizik.

Në dalje të aeroportit delegacioni kuqezi është pritur nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke, Ilirian Kuka, i cili takoi përzemërsisht Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe djemtë e Kombëtares, duke i uruar për rezultatin pozitiv që morën ndaj Uellsit të shtunën mbrëma.

Më pas grupi është akomoduar në hotel dhe rreth orës 17.30 ka zbritur në fushën stërvitore.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se lojtarët që ishin pjesë e formacionit titullar ndaj Uellsit bënë stërvitje të diferencuar. Ndërsa ata që nuk u aktivizuan zhvilluan një seancë me intensitet të plotë fizik dhe ushtrime taktike.

Ditën e hënë përfaqësuesja do të zhvillojë pasdite seancën e fundit stërvitore para miqësores me Republikën çeke, që luhet të martën në Pragë duke filluar nga ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat