Kjo është situata e Ansu Fatit te Barcelona

Futboll

Kjo është situata e Ansu Fatit te Barcelona

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 11:45
Ansu Fati

Marrëveshja aktuale e Ansu Fati me Barcelonën zgjat deri në vitin 2022, por klubi nuk po ngutet të rinovojë kontratën e tij pasi ata i kanë dhënë përparësi nënshkrimit të blerjeve të reja në javët e fundit.

Bisedimet midis dy palëve në lidhje me një rinovim të mundshëm filluan muaj më parë dhe negociatat duket se janë në rrugën e duhur, me të dy palët që duken të gatshme për të arritur një marrëveshje.

Barcelona e konsideron Fatin si një pjesë thelbësore të së ardhmes së klubit dhe është optimiste për rezultatin e bisedimeve me agjentët e të riut.

Fati aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim serioz në gju që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni disa herë gjatë sezonit të kaluar pasi pësoi një goditje të fortë më 7 nëntor.

Rinovimi i tij është vonuar, por Barcelona nuk ka menduar ndonjë skenar që do të shihte largimi për Ansu Fatin pavarësisht se negociatat nuk konsiderohen si një çështje prioritare për momentin.

“Blaugranët” iu ka dhënë përparësi nënshkrimeve me lojtarë të lirë si Memphis Depay dhe Georginio Wijnaldum dhe shitjen e disa lojtarëve për të balancuar financat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat