Barcelona kthen vëmendjen kah mesfushori i Romës

Futboll

Barcelona kthen vëmendjen kah mesfushori i Romës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 21:07
Lorenzo Pellegrini

Me raportimet se Georginio Wijnaldum ka nënshkruar për Paris Saint-Germain, AS thekson se Barcelona tani ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Nënshkrimi i Wijnaldum për PSG-në e zuri në befasi Barcelonën, që ishte shumë afër ta transferonte holandezin nga Liverpooli. Madje, katalonasit kishin marrëveshje verbale me të.

Ai papritmas ndryshoi mendje dje pasi PSG ofroi dyfish page më të madhe se Barcelona dhe gazetari italian, Fabrizio Romano raportoi sot se Wijnaldumi ka nënshkruar kontratë me ekipin nga “Parc des Princes” deri në qershorin e vitit 2024.

Kjo nënkupton se Barcelonës i duhet një zëvendësues dhe AS raporton se katalonasit e kanë zgjedhur Pellegrinin. Reprezentuesi italian mbush 25 vjeç këtë muaj dhe ka një klauzolë 30 milionë euro në kontratën e tij. Rinovimi me Romën është diskutuar tash e një kohë, por ende s’ka diçka konkrete, teksa kontrata aktuale i skadon vitin tjetër.

Pavarësisht lëndimeve, Pellegrini kontribuoi me 11 gola dhe nëntë asistime në 47 ndeshje për Romën në sezonin e kaluar. Ai ndihmoi ekipin të arrijë gjysmëfinalen e Evropa Ligës, për t’u eliminuar nga Manchester Unitedi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat