​Trajneri i Prishtinës komenton shortin e Ligës së Kampionëve, ka një paralajmërim për skuadrën

Futboll

​Trajneri i Prishtinës komenton shortin e Ligës së Kampionëve, ka një paralajmërim për skuadrën

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:54
Zekirija Ramadani

Fc Prishtina e ka mësuar sot kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve që do të jetë Folgore, skuadra kampione e San Marinos.

Trajneri i kampionit të ri të Superligës së Kosovës Zekirija Ramadani ka thënë se është i kënaqur me rivalin e dalur nga shorti por ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk duhet t’iu jap aspak komoditet lojtarëve për shkak se ky do të ishte një gabim shumë i madh.

“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë më sukses kampionët e San Marinos.”, tha fillimisht Ramadani për faqen zyrtare të klubit.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shtori i të cilit na gëzon, por nuk na jep komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë derisa sa të vijë dita e ndeshjes, tha në fund Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat