Varane shfryhet: Është e pamundur të përballohet një situatë si kjo

Futboll

Varane shfryhet: Është e pamundur të përballohet një situatë si kjo

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:24
Raphael Varane

Raphael Varane, mbrojtësi i Francës dhe Real Madrid, është shfryrë në lidhje me kalendarët e ngjeshur në një intervistë të dhënë për Ouest-France.

“Aktualisht po bëj përgatitjen fizike për herën e parë në këtë sezon”, ka thënë Varane.

“Lojtarët e kombëtareve luajnë gjatë gjithë kohës, por shumë harrojnë se jemi njerëz edhe ne. Besoj se një raport i FIFPRO (World Union of Players) thotë se minimumi për rikuperimin e një lojtari është çdo pesë ditë. Ndërsa ne luajmë çdo tri ditë dhe e bëjmë në orën 22 dhe më pas në mesditë. Një gjë e pamundur të përballohet në terma afatgjatë”.

Një problem që do të përsëritet për shkak të formulës së re të Champions League me më shumë ndeshje dhe një Botëror në horizont që do të luhet në muaj të pazakontë.

“Kur shikojmë projektet e ndryshëm të reformave të kompeticioneve, gjithmonë me më shumë ndeshje është e komplikuar. Kalendarët janë plot. Kjo është e tepërt. Cili është qëllimi për të luajtur çdo ditë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat