Ferizaj emëron edhe trajnerët për grupmoshat e reja

Futboll

Ferizaj emëron edhe trajnerët për grupmoshat e reja

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:21
Ferizaj emëron edhe trajnerët për grupmoshat e reja

Klubi i futbollit Ferizaj po organizohet në mënyrën më të mirë dhe ka emëruar trajnerët edhe për grupmoshat e reja.

“Drejtori Sportiv i FC Ferizajt Agron Selmani ne kuadër të kompetencave të veta, bazuar edhe në nevojën e riformatimit dhe të ristrukturimit të kuadrit profesional në klub me miratimin e Kryetarit të Klubit z. Lulzim Abazi emëron për kategoritë:

Junior  - kryetrajner: Sherif Topalli, master i shkencave sportive, Uefa “B” licencë.

Asistent: Isuf Berisha shkencat sportive, Uefa “C” licence.

• Shkolla e futbollit  FC Ferizaj. 

Administrator: Shaip Grainca.
Trajner për kategorinë U-13 : Fitim Sadriu Uefa “C “licencë.
Trajner për kategorinë U-15:  Fatlum Hajrullahu, master shkenca sportive, UEFA “B” Licencë.

Trajner për kategorinë U-17 :Fitim Shabani, master i shkencave sportive UEFA “B” Licenc.

Trajner i Specializuar për punë me portier: Shpejtim Gashi, master i shkencave sportive Uefa “ D” (program i sepcializuar për punë me portier) si dhe Uefa “C” licencë.

Drejtori Sportiv në bashkërënditje me Kryetarin e klubit ditëve në vijim do të analizoj të gjitha kandidaturat e nevojshme për të emëruar drejtorin e shkollës së futbollit, deri në emërimin e drejtorit të shkollës së futbollit kompetencat do ti barten drejtorit sportiv.

Drejtori sportiv po ashtu informon se ndërkohë do të plotësohen edhe me kuadro shtesë të nevojshme konform zhvillimit të Shkollës së Futbollit  FC Ferizaj”, njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat