Juventus duket tashmë shumë larg...

Futboll

Juventus duket tashmë shumë larg...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:08
Juventus duket tashmë shumë larg...

Juventus duket tashmë shumë larg Donarumës duke qenë se PSG ishte më e vendosur në tratativat me portierin.

Ndaj, tashmë me Sheznin të konfirmuar si numri një edhe për sezonin e ardhshëm, bardhezinjtë po mendojnë të gjejnë një portier të dytë pas largimit të Bufon.

Emri më i mundshëm është ai i Antonio Mirantes. Ky i fundit e ka mbyllur aventurën me Romën dhe tashmë mund ta mendojë një eksperiencë me torinezët. Aq me tepër kur Mirante është rritur në sektorin e të rinjve të Juventus.

Ky fakt është një plus për bardhezinjtë duke qenë se në Champions kërkohet një limit lojtarësh të formuar në shtëpi. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse negociatat do të mbyllen me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat