Ndeshje revyale për nder të 3 vjetorit të vdekjes së Presidentit legjendar Fadil Vokrrit

Futboll

Ndeshje revyale për nder të 3 vjetorit të vdekjes së Presidentit legjendar Fadil Vokrrit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:42
Ndeshje revyale për nder të 3 vjetorit të vdekjes së Presidentit legjendar Fadil Vokrrit

Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u zhvillua ndeshje revyale në përkujtim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.  

“Veteranët e Llapit sot zhvilluan një ndeshje për nder të 3 vjetorit të vdekjes së Presidentit legjendar, Fadil Vokrri.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin 'Zahir Pajaziti', prodhoi një lojë të mirë, kurse këtë ndeshje me prezencën e tyre e nderuar, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe kryetrajneri i KF Llapi, Tahir Batatina.

Image

Kujtimi për Fadil Vokrrin nga të gjithë futbolldashësit është gjithmonë prezent, ndërsa zbrazëtia dhe madhështia që ka lënë ai është e madhe”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat