​De Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester United

Futboll

​De Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester United

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 10:35
​De Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester United

Portieri spanjoll nuk pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

David De Gea dëshiron që të qëndrojë te Manchester United edhe pas kësaj vere, pavarësisht spekulimeve të shumta që ai do të largohet, raporton “The Sun”.

Po ashtu, besohet që portieri spanjoll dëshiron që të jetë opsioni dhe zgjedhja e parë e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer si portier, para të riut Dean Henderson.

De Gea dhe Henderson ndanë minutazhën e njëjtë në formacionin e Manchester Unitedit për sezonin 2020-21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat