Laporta shkarkon trajnerin e shqiptarin

Futboll

Laporta shkarkon trajnerin e shqiptarin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:51
Laporta shkarkon trajnerin e shqiptarin

Një lëvizje që ka sjellë shumë polemika ishte ajo e bërë nga presidenti Laporta.

Numri një i Barcelonës vendosi që ta niste revolucionin nga ekipi i moshave. Fillimisht duke larguar nga detyra trajnerin e katalanasve B ku luan edhe shqiptari Rei Manaj, Garcia Pimienta.

Por ky shkarkim nuk do të kalonte pa vëmendje dhe ndjeshmëri. Kjo pasi Pimienta është kthyer në një trajner “legjendë” te Barcelona pasi drejtonte te moshat e saj prej 15 vitesh. Gjithsesi Laporta nuk e ka menduar dy herë largimin e tij.

Në media Pimienta përflitet edhe si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të ekipit të parë, Koeman, por mbetet të shihet nëse do t’i besohet këtij emri pankina e gjigandëve spanjollë. Tifozët e shohin largimin e Pimientas nga Barcelona B si gabimin e madh të Laportës, por koha do të vërtetojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat