Asani me letër emocionuese

Futboll

Asani me letër emocionuese

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:39
Asani me letër emocionuese

Jasir Asani ka dhënë largimin nga Partizani nëpërmjet një letre emocionuese.

Duke falënderuar tifozët dhe gjithë ambientin e kuq për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë, Asani e mbylli rrugëtimin me të kuqtë.

Së fundmi është prezantuar në Hungari duke veshur fanellën e Kisvardës. Objektivi kryesor është që të arrihen performancat e duhura në mënyrë që të tërheqi vëmendjen e Kombëtares.

“Jam shumë i kënaqur që po vazhdoj karrierën time me Kisvardën.

Është hap përpara në karrierën time. Kam pasur sezon të mirë, do të jem 100% i gatshëm për të dhënë kontributin tim që të kemi rezultate më të mira nga sezoni i kaluar. Jam i bindur se do të bëj mirë për të marrë edhe ftesën e Kombëtares Shqiptare”, tha Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat