Hoxha protagonist, Kosova fiton sfidën me Gambinë

Futboll

Hoxha protagonist, Kosova fiton sfidën me Gambinë

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) -  Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gambisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antalia të Turqisë. 

Kosova është paraqitur me ekipin B dhe bëri lojë të mirë ndaj rivalit. 

Në minutën e 80-të, futbollisti Arbër Hoxha me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me goditje të fortë e në këndin e epërm të djathtë, vulosi fitoren e Kosovës.

Menjëherë në aksionin tjetër, u akordua penallti për Gambinë, por gjuajtja e Barrow nga penalltia përfundoi mbi portë.

Përzgjedhësi Bernard Challandes provojë shumë lojtarë dhe e pa formën e tyre.

Kosova: Halimi, Thaçi (Asllani 59'), Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu (Broja 59'), Balaj (Hoxha 69'), Rrudhani, Topalli dhe Daku (Manaj (69').

80' Kosova në epërsi (1:0) kundër Gambisë. Autor i golit Hoxha.

Ballafaqimi mes Kosovës dhe Gambisë, në 45 minuta e parë nuk solli asnjë gol.

Duhet theksuar se Kosova po luan me lojtar të ekipit B dhe po trego lojë të mirë. Pjesa  e parë përfundoj baras (0:0).

Në pjesën e parë Topalli ka pasur një rast të mirë por pa sukses.

Image

Kosova po paraqitet me këtë formacion: Halimi, Thaçi, Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli dhe Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat