Shqipëria mundet nga Bullgaria

Futboll

Shqipëria mundet nga Bullgaria

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:24
Shqipëria mundet nga Bullgaria

Kombëtarja shqiptare e femrave U-19 ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e dytë ndaj Bullgarisë, që është edhe vendi pritës, në kuadër të turneut “Pirin Women’s Cup” që po zhvillohet në këtë shtet.

Ndeshja, që përfundoi në favor të vendaseve, me rezultatin 4-2, me vajzat kuqezi që drejtohen në këto sfida nga trajneri Armir Grima.

Pjesa e parë nisi mjaft mirë për nën 19 vjeçaret, që krijuan disa raste të mira dhe kaluan të parat në epërsi me Jehona Cokën, që shënoi një gol të shkëlqyer. Pak minuta më vonë, bullgaret barazojnë rezultatin, ndërsa shënojnë edhe dy gola të tjerë po gjatë këtij 45 minutëshi.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendaset shënuan edhe golin e katërt. Pas këtij goli, vajzat tona u bënë më sulmuese, duke u afruar disa herë përpara portës kundërshtare. Agli Iliadhi shënoi golin e dytë për skuadrën në minutën e 87-të, duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Trajneri Grima hodhi në fushë këtë formacion: Spaho, Troka, Kacorri, Ferataj, Iliadhi, Tanushi, Mema, Qosja, Caka, Borci, Coka.

Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit e këtij turneu që u zhvillua në Bansko të Bullgarisë dhe që i shërbeu trajnerit të Kombëtares, Armir Grima të testojë ekipin Kombëtar U-19, me grupin e vajzave të sapokrijuara dhe të spikasë elemente të reja që mund të bëhen pjesë e Kombëtares A në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat