​Turqi-Itali, ky është ylli i ndeshjes

Futboll

​Turqi-Itali, ky është ylli i ndeshjes

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:45
Leonardo Spinazzola

Italia e fitoi ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 kundër Turqisë, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati është 3:0.

Golashënues ishin Immobile në minutën e 66’ dhe Insigne në minutën e 79’, ndërsa mbrojtësi Merih Demiral shënoi autogol në minutën e 53’, kështu për ta ndihmuar Italinë të arkëtoj tre pikët e para të këtij kampionati.

Ylli i ndeshjes u zgjedh mesfushori i Romës Leonardo Spinazzola, ndërsa notën më të lartë e kishte sulmuesi i Lazios Ciro Immobile.

Notat e lojtarëve të Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Italisë i gjeni më poshtë.

Turqia (6.51):

Cakir (6.5); Meras (6.2), Soyuncu (6.2), Demiral (6.6), Celik (6.5); Yokuslu (7.3); Calhanoglu (6.9), Tufan (6.7), Yazici (6.5), Karaman (6.5); Yilmaz (6.1)

Italia (7.14):

Donnarumma (6.9); Florenzi (6.7), Bonucci (7.1), Chiellini (7.5), Spinazzola (7.5); Barella (6.5), Jorginho (7.9), Locatelli (7.1); Berardi (8.0), Immobile (8.7), Insigne (7.8)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat