“Orakulli” i Europianit e nis mbarë

Futboll

“Orakulli” i Europianit e nis mbarë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:04
“Orakulli” i Europianit e nis mbarë

Macja “Achille”, e cila jeton në Muzeun Hermitage të Shën Petersburgut, kthehet për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të “Euro 2020”, që do të luhen në kontinentin tonë duke filluar nga dje, 11 qershor. Turneu kontinental u hap nga Italia e Roberto Mancini, e cila mposhti pastër 3-0 Turqinë e Senol Gunes në Grupin A.

Dhe “Achille” e parashikoi saktë fitoren e axurrëve. Kujtojmë se kjo mace ishte “orakulli” i Kupës së Konfederatave më 2017, ku gjeti fituesin e katër ndeshjeve, si dhe bëri parashikimet e saj gjatë Kupës së Botës 2018, duke goditur në shenjë rezultatet e katër ndeshjeve të tjera.

Ajo ka “pranuar” ofertën për të kryer të njëjtin rol edhe për Kampionatin Europian të kësaj vere. Macja e bardhë, e shurdhër që nga lindja, ka treguar një aftësi të pabesueshme intuitive. Ajo bën parashikime duke zgjedhur një nga dy tasat me ushqimin që i ofrohet të hajë. Të dy tasat kanë flamujt e vendeve pjesëmarrëse në ndeshjen e radhës, që parashikon.

Kujtojmë se kjo mace nuk është kafsha e parë që mund të parashikojë rezultate sportive. Oktapodi Paul, në fakt, me tentakulat e tij madje kishte ardhur të parashikonte fitoren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2010, në Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat