Bekon Francën

Futboll

Bekon Francën

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 11:19
Bekon Francën

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka takuar ditën e djeshme kombëtaren e Francës duke i dhënë një motivim më shumë skuadrës para Europianit. Politikani nuk i kurseu edhe lavdërimet për mesfushorin Ngolo Kante duke e quajtur atë si një shembull për të gjithë lojtarët e tjerë. Makron nuk harroi ta mbështeste atë për fitimin e “Topit të artë”.

“Kante është lojtar i pabesueshëm. Ai përfaqëson njeriun e vlerave dhe besnikërisë. Një lojtar i madh, jemi me fat që ai luan për ne, – tha presidenti francez. – Duke parë sezonin që ka bërë me Çelsin, mendoj që nuk do të ishte aspak një surprizë nëse ai do të fitonte ‘Topin e Artë’”.

Makron nuk kurseu edhe batutat për Kanten teksa e pyeti nëse kishte tri mushkëri. Më pas numri një i shtetit, foli edhe për yllin tjetër të skuadrës, Kilië Mbape: “Ne nuk kemi vetëm Kantenë, por edhe Mbapenë. Kilië është një lojtar i madh dhe shumë i talentuar. Ta shohësh në fushë është një gjë e bukur. Shpresojmë që Franca të përsërisë suksesin e Kupës së Botës, do të thoshte shumë për vendin tonë, aq më tepër tani në këto kohë të vështira.

Të gjithë jeni lojtarë shumë të mirë, nuk keni çfarë tregoni, ajo që kërkoj është që të luani deri në minutën e fundit”. Fjalë motivuese për kampionët e botës që vijnë nga një moment tensioni mes Zhirusë dhe Mbapesë, të cilët janë përplasur këtë javë për një situatë të ndodhur pas ndeshjes miqësore ndaj Bullgarisë.

Teksa kombëtarja ndodhet afër startit të Europianit, Pol Pogba vazhdon të shoqërohet nga zërat e merkatos. Ylli i Junajtidit gjithsesi nuk kërkon të dijë shumë për tregun duke thënë se është i fokusuar te turneu. “Nuk më intereson ajo që shkruhet për mua, dua të përqendrohem te ndeshja e radhës dhe të arrij sa më larg me kombëtaren”, tha mesfushori për të cilin zërat për një largim nga Anglia janë shtuar shumë pas sezonit të dobët me “Djajtë e Kuq”. Pogba mund të rikthehet te Juventusi ose mund të përfundojë te Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat