Pse “Euro 2020” mund të kthehet në politikë?

Futboll

Pse “Euro 2020” mund të kthehet në politikë?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:01
“Euro 2020”

Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemisë, kampionati evropian i futbollit “Euro 2020” çeli siparin të premten. Ndërsa futbolli mund të jetë spektakolar –në të marrin pjesë 7 skuadrat më të mira në botë, dhe do të ketë tifozë në tribuna pas një viti heshtjeje për shkak të Covid– edhe politika mund të jetë po aq interesante.

Nuk ka shumë ndeshje të tensionuara (Serbia nuk u kualifikua, duke shmangur kësisoj një përplasje të mundshme me Kroacinë, dhe as Bjellorusia, duke mos e sikletosur shumë UEFA–n se çfarë duhej të bënte me të). Gjithsesi ka ende shumë burime të mundshme të tensioneve. Ja cilat mund të jenë disa prej tyre:

Francë–Gjermani

Kjo ndeshje përfaqëson më shumë sesa krenaria kombëtare. Pas Brexit, ekuilibri i fuqisë midis Francës dhe Gjermanisë është nën vëzhgim të madh. Ka zëra në Francë, sidomos në të djathtën ekstreme, për një dominim në rritje të Gjermanisë brenda BE-së. Ndeshja e së martësdo të shikohet nga afër, edhe si një tregues kush nga partnerët është më i fortë.

Belgjika e brishtë

Futbolli është një nga mënyrat e fundit, përmes së cilës belgët e tregojnë ndjenjën e tyre të përkatësisë. Prandaj nëse Djajtë e Kuq do të jenë sërish një nga ekipet më të mira të turneut, Belgjika do përjetojë me siguri një valë tjetër të rrallë të nacionalizmit, duke lënë mënjanëdallimet e forta gjuhësore midis nacionalistëve flamandë dhe pjesë tjetër të vendit.

Finlandë–Rusisë

Është si një ndeshje klasike:Davidi kundër Golias. Finlanda, për herë të parë pjesë e një turneu të madh futbollistik, do të përballet me Rusinë, që ka marrë pjesë në 11 kampionate Evropiane, e dyta vetëm pas Gjermanisë.

Një ish-ministër i Mbrojtjes në Finlandë, thoshte dikur se 3 kërcënimet më të mëdha për mbrojtjen e vendit ishin “Rusia, Rusia, Rusia”. Kjo moto dominon edhe sot. Ndërsa një humbje do të ruante statuskuonë, një fitore kundër fqinjit të saj imponues do t’i jepte vendit prej 5 milionë banorësh një moment të fortë krenarie.

Ukrainë – Rusi

Ndërsa këto 2 vende janë të përfshira në një konflikt të armatosur, një ndeshje e mundshme midis tyre tej fazës së grupeve,mund të bëjë që policia të jetë më e shqetësuar për përleshjet në fushë sesa në tribuna. Dhe tensionet janë që tani të larta.

Zyrtarët rusë u zemëruan me uniformën e ekipit të Ukrainës, që përmban një hartë të vendit ku përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe territoret e Donjeckut dhe Luhanskut, që të dyja të kontrolluara nga separatistët pro-rusë. Të enjten, Ukraina u urdhërua nga UEFA të ndryshojë uniformën e saj. Presidenti ukrainas VolodimirZelenski deklaroi se uniforma është “padyshim e veçantë”, por ajo afirmon sovranitetin territorial të vendit.

Bakuja bën të ndihet prania e vet

Ndër kuriozitetet e turneut të këtij viti është prania e Bakusë, kryeqytetit të Azerbajxhanit, midis 11 qyteteve pritëse. Ndërsa as Azerbajxhani dhe as Armenia nuk u kualifikuan në finalet e evropianit, konflikti midis dy fqinjëve vazhdon.

Në fillim të kësaj jave, Azerbajxhani refuzoi akreditimin e gazetarit rus me origjinë armene Nobel Arustamjan, duke përmendur si arsye vizitat e tij të kaluara në rajonin e Nagarno–Karabakut, ku vitin e kaluar pati një luftë të dytë mbi rajonin e kontestuar. Vendimi shkaktoi shumë zemërim në Rusi dhe Moska tha se po kërkonte një zgjidhje.

Ulja në gjunjë

Luftërat kulturore do të jenë të pranishme edhe në “Euro 2020”. Futbollistët janë ulur shpesh në gjunjë muajt e fundit përpara fillimit të ndeshjeve,për të treguar mbështetjen e tyre për lëvizjen “Black Lives Matter”, dhe për të protestuar kundër racizmit dhe padrejtësive sociale.

Por kjo ka ndodhur kryesisht në stadiume bosh gjatë pandemisë.

Por tifozët do të jenë të pranishëm për “Euro 2020”, dhe ata nuk janë që të gjithë të lumtur për këtë. Lojtarët anglezë dhe irlandezë tashmë janë tallur gjatë ndeshjeve miqësore, ndërsa skuadra të tjera si Kroacia po planifikojnë të qëndrojnë në këmbë. Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka përshkruar gjunjëzimin si një “provokim”.

Skoci-Angli

Një fitore e papritur ndaj Anglisë në Uembli në ndeshjen 18 qershorit, diçka që Skocia nuk e ka arritur që nga viti 1999, ka të ngjarë të rrisë ndjenjën nacionaliste në veri të kufirit. BorisXhonson – kryeministri anglez i Mbretërisë së Bashkuar – ka nevojë për një fitore të lehtë të Anglisë për të shuar entuziazmin separatist që do të nxitej nga një fitore e skocezëve. Përkryeministren skoceze, Nikola Starxheion, kjo ndeshje përfaqëson një shans që futbolli tëçojë përpara kauzën e saj të pavarësisë. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat