Arsenali mund të pengohet nga trajneri i ri, Maurizio Sarri

Futboll

Arsenali mund të pengohet nga trajneri i ri, Maurizio Sarri

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:54
Correa

Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë drejt Lazios për Joaquin Correan.

“Il Messaggero” shkruan se klubi londinez i ka ofruar lacialëve 20 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Mediumi italian shkruan se transferimi i tij te “Topçinjtë” mund të pengohet nga trajneri i ri, Maurizio Sarri, i cili thuhet se ngurron të shesë futbollistët kryesorë.

26-vjeçari është pjesë e Lazios që nga viti 2018. Paraprakisht ai kishte luajtur te Sevilla.

Joaquin Correa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat