Anglia synon hakmarrje

Futboll

Anglia synon hakmarrje

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:03
Hary Kane

Perdja ngrihet zyrtarisht në grupin D të “Euro 2020”. Në “Wembley”, Anglia e Southgate pret Kroacinë, finalisten e Botërorit të fundit, të luajtur në Rusi më 2018. Trajneri i “Tre Luanëve” duket i orientuar drejt ngulitjes taktike të 4-3-3, ku Harry Kane thirret të veprojë si strumbullar në qendër të sulmit.

Në krah të tij do të veprojnë “shigjetat” e Manchester City, Foden dhe Sterling. Në mesfushë do të ketë vend për Phillips, me kampionët e rinj europian Rice dhe Mount për të orbituar rreth tij. Në portë, padyshim që do të jetë Pickford, me katër mbrojtës përpara. Walker dhe Chilwell do të veprojnë në shinat anësore të repartit, ndërsa Stones dhe Mings do të formojnë dyshen qendrore.

Në anën e kundërt, Dalic përgjigjet me sistemin 4-2-3-1. Një referencë e gjerë përpara për tridentin e përbërë nga Rebic, Vlasic dhe Perisic. Ndërtimi në mesfushë i është besuar figurës teknike të Modric dhe interistit Brozovic. Në mbrojtje ka vend për Barisic në të majtë dhe Vrsaljko në krahun e kundërt. Vida dhe Caleta-Car janë çifti qendror, për të mbrojtur para portierit Livakoviç.

Ja formacionet e mundshme:
ANGLIA (4-3-3): Pickford; Walker, Stones, Mings, Chilwell; Rice, Phillips, Mount; Foden, Kane, Sterling.
KROACIA (4-2-3-1): Livakovic; Vrsaljko, Vida, Caleta-Car, Barisic; Modric, Brozovic; Perisic, Vlasic, Rebic; Petkovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat