Alioski: Bëmë dy gabime

Futboll

Alioski: Bëmë dy gabime

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 22:27
Alioski: Bëmë dy gabime

Futbollisti shqiptar, Ezgijan Alioski, jashtëzakonisht i zhgënjyer në fund të duelit me Austrinë, ku kombëtarja e Maqedonisë së Veriut pësoi dy gola në fund dhe mposhtet me rezultat 3:1.

"Më mungojnë fjalët, nuk di çfarë të them. Ne e dinim që Austria është një ekip i mirë, me individë cilësorë dhe të fortë fizikisht. Bëmë dy gabime pas të cilave u ndëshkuam me dy gola. Ne luajtëm shkëlqyeshëm, por pësuam dy gola në fund. 

Është për të ardhur keq që për shkak të disfatës shumë do të mendojnë se nuk jemi gati, por kemi luajtur futboll shumë të mirë për 70 minuta.

Kaq, duhet të luajmë 90 minuta që të kemi një rezultat të mirë.

Ne jemi duke ecur përpara. Ne nuk kemi kohë, tani duhet të kemi një rimëkëmbje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe t'i qasemi duelit me Ukrainën. Kemi zero pikë, por edhe dy ndeshje, asgjë nuk kemi humbur.

Në fund, ne do të shohim se ku jemi," tha Alioski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat