Musliu pas ndeshjes me Austrinë: Ende kemi gjasa për të kaluar grupin 

Futboll

Musliu pas ndeshjes me Austrinë: Ende kemi gjasa për të kaluar grupin 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:28
Musliu pas ndeshjes me Austrinë: Ende kemi gjasa për të kaluar grupin 

Futbollisti Visar Musliu luftoi shumë në mbrojtje me lojtarët kundërshtarë, por fatkeqësisht, me Maqedoninën e Veriut nuk arritëm të regjistrojnë rezultat të mirë. Ai e pranon se ata nuk vepruan në nivelin që prisnin, por nga ana tjetër Austria imponoi një ritëm të shpejt, një lojë agresive që nuk mund ta përballonin.

"Ne kemi filluar pak emocionalisht. Kundërshtari shënoi një gol, pastaj ne u kthyem dhe ishte mirë deri në golin e dytë. 

Në përgjithësi nuk ishte niveli që prisnim.

Nëse do të kishim shfrytëzuar ato gjysmë raste, mendoj se po të kishim shënuar golin e dytë, gjithçka do të ishte në anën tonë. Sidoqoftë, ne ende kemi një mundësi për të kaluar grupin.

Ne duhet të përgatitemi mendërisht dhe të gjejmë dobësitë e Ukrainës që të fitojmë me një lojë më të mirë," tha Musliu për mediumin maqedon “Sportmedia”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat