Mungesa e eksperiencës

Futboll

Mungesa e eksperiencës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:13
Mungesa e eksperiencës

Europiani i Spanjës së Luis Enriques nisi me një barazim pa gola ndaj Suedisë

. Mungesa e eksperiencës te një pjesë e futbollistëve që u aktivizuan nga trajneri i La Rojas në sfidën debutuese të këtij eventi madhor u ndje në momente të caktuara të lojës edhe pse Spanja ishte dominuese ndaj përfaqësueses nordike për pjesën më të madhe të kohës, duke spikatu me tiki-takan e saj dhe sidomos me numrin e pasimeve në gjysmëfushën kundërshtare.

Rastin më të mirë për Spanjën e kishte Alvaro Morata në pjesën e parë teksa i vetëm përballë Olsen shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme, ndërkohë që edhe Suedia goditi shtyllën në fraksionin e parë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, pavarsisht barazimit Luis Enrique vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij.

“Rezultati nuk më lë të ndjehem ndryshe nga tifozët. Ishim superiorë ndaj një kundërshtari që vetëm mbrojti. Suedia bëri ndeshjen e vet dhe çdo trajner zgjedh vetë si do të luajë. Nganjëherë edhe kundërshtari të bën të qëndrosh prapa.

Është një barazim që më bën të ndihem keq për lojtarët dhe tifozët.Ne mundohemi të krijojmë raste. Fusha nuk na ndihmoi shumë, pasi lojtarët kishin probleme në kontrollimin e topit. U ankuan për diçka të tillë në dhomat e zhveshjes.

Në futboll vetëm golat numërohen pastaj. Unë kam humbur në ndeshje si kjo”, tha Enrique. “Vërshëllimat për Moratan? Nuk është e këndshme, të gjithë duam që tifozët ta mbështesin atë. Kam parë duartrokitje për Morata dhe u kushtoj vëmendje. Ai është një lojtar i shkëlqyer, që bën shumë gjëra mirë. Nuk pati fat. Ky është futbolli dhe kjo është jeta. Ishte më e lehtë të luaje me publikun në favor dhe shpresoj që gjërat të ndryshojnë. Spanja duhet të kishte shënuar, Suedia përdori armët e veta. Publiku ishte fantastik dhe shpresoj të na ndihmojë. Ne do përpiqemi të krijojmë sa më shumë raste dhe t’i konkretizojmë ato” theksoi në fund të fjalës së tij Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat