Iljaz Mjaku - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Iljaz Mjaku - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:44
Iljaz Mjaku - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Sportistët shqiptarë dhanë provimin në vitet e 90-ta (1991-1999), duke i zhvilluar garat e Kampionatit të Kosovës në fusha të improvizuara dhe në anën tjetër sfiduan fuqishëm regjimin serb.

Iljaz Mjaku i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj periudhe, një kohë ka luajtur me sukses edhe për KF Ferizajn.

Mjaku si mijëra sportistë shqiptarë, nuk u ndal asnjëherë duke sakrifikuar për futbollin dhe sportin në përgjithësi. 

Ai në asnjë formë nuk u frikësua nga kërcënimet e pushtuesit serb, por me vetëmohim të pashoq kontriboi për futbollin. 

Përveç si futbollist (sulmues i krahut të majtë), ai ka qenë edhe veprimtar i dalluar. 

Edhe në vitet e pasluftës nuk u ndal asnjëherë duke dhënë tërë energjinë për sportin më të popullarizuar në botë. 
Mjaku pa futboll nuk mundet si peshku pa ujë.  

Ai me shumë shokë ishte si lokomotivë në gjeneratën e sakrificës, duke luajtur në fusha të improvizuara, nga Varoshi në Pozhoran, nga Sadovina e Jerlive në Malishevë të Gjilanit, nga Hogoshti në Davidovc etj. Mjaku nuk kurseu asgjë për futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat