Më falni në shqip nuk i mjafton serbit, për skenën e turpshme të tij

Futboll

Më falni në shqip nuk i mjafton serbit, për skenën e turpshme të tij

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:03
Më falni në shqip nuk i mjafton serbit, për skenën e turpshme të tij

UEFA nis zyrtarisht hetim për serbin Marko Arnautoviq.

Sulmuesi i përfaqësueses austriake pranoi se kishte lëshuar fraza fyese kundër shqiptarit Ezgjan Alioskit dhe kërkoi falje me një postim në rrjetet sociale, duke shkruar edhe “më falni” në shqip.

Por kaq nuk i ka mjaftuar UEFA-s, e cila ka bërë të ditur sot se ka nisur hetimin kundër sulmuesit për atë incident që bëri bujë edhe në mediat ndërkombëtare. UEFA bëri të ditur se ka caktuar një inspektor disiplinor për të hetuar ngjarjen.

Në këtë fazë, do të shqyrtohen pamjet dhe deklaratat e palëve për të vendosur më pas nëse Komisioni i Disiplinës dhe Etikës duhet të marr vendim për 32-vjeçarin dhe cilat nene të rregulloreve të Disiplinës ai ka shkelur.

Pamjet televizive ku Alaba shkonte me shpejtësi t’i mbyllte atij gojën kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë kërkuar dënimin e tij për racizëm, duke kujtuar se si FIFA me shpejtësi dënoi Shaqirin e Xhakën vetëm për një festim goli me shqiponjë që nuk fyente askënd..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat