Euro 2020/ Mbyllet rrethi i parë i fazës së grupeve, këto janë skuadrat më të mira

Futboll

Euro 2020/ Mbyllet rrethi i parë i fazës së grupeve, këto janë skuadrat më të mira

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:11
Euro 2020

Me dy ndeshjet e sotme nga Grupi F ku u ballafaquan Hungaria me Portugalinë dhe Franca me Gjermaninë, ka përfunduar edhe rrethi i parë i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2020.

U hap të premten me ndeshjen Itali – Turqi dhe u mbyll me ndeshjen Francë Gjermani.

Nuk kanë munguar rezultatet befasuese në të gjitha këto ndeshje, siç ishte barazimi i Spanjës me Suedinë edhe pse Spanja kishte rreth 80 përqind të posedimit të topit, por që në fund rrjetat mbetën të paprekura.

Pas këtij rrethi të parë të ndeshjeve, këto skuadra renditen si liderë të grupeve përkatëse:

Grupi A:

Italia 3 pikë

Zvicra 1

Grupi B:

Belgjika 3

Finlanda 3

Grupi C:

Austria 3

Holanda 3

Grupi D:

Republika e Çekisë 3

Anglia 3

Grupi E:

Sllovakia 3

Suedia 1

Grupi F:

Portugalia 3

Franca 3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat