“Do të doja që sonte Ronaldo e Kroos të luanin për Francën”

Futboll

“Do të doja që sonte Ronaldo e Kroos të luanin për Francën”

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 00:42
Cristiano Ronaldo

Gazmend Syla duke folur në emisionin “Evropiani Special”, ka thënë se ai do të donte që sonte sulmuesin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo dhe mesfushorin gjerman, Toni Kroos t’i shihte duke luajtur për Kombëtaren e Francës.

“Do të doja që Ronaldo dhe Kroosi i Gjermanisë të luanin për Francën sonte dhe mendoj së atëherë do të ishte bë ekipi më i kompletuar në botë. Nuk besoj që do të ketë një të dytë si Ronaldo”, ka thënë Syla.

Tutje, Syla i cili në këtë Kampionat Evropian e mbështet Francën, thotë se Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë edhe e Kampionatit Evropian të gjashtë personal për të duke shtuar se Lionel Messi nuk e ka bërë një gjë të tillë me Argjentinën.

“Këtë gjë Messi nuk e ka bërë me Argjentinën. Unë mendoj se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, që suksesin e tij e ka arrit me punën e tij, pa u thirrë në ngjyrime që vijnë nga diku tjetër”, është shprehur Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat