Kjo është vlera marramendëse e skuadrës së Feyenoordit

Futboll

Kjo është vlera marramendëse e skuadrës së Feyenoordit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:40
Kjo është vlera marramendëse e skuadrës së Feyenoordit

Sot është mësuar edhe kundërshtari i radhës në Conference League, në rast se Drita e kalon raundin e parë ndaj Deçiçit.

Feyenoord FC nga Holanda është kundërshtari i “Intelektualëve” për ndeshjet e Conference League në rast të kalimit të raundit të parë, shkruan Gazeta Olle. Skuadra e njohur holandeze e ka mbyllur në pozitën e pestë edicionin 2020/21 në Eredivisie.

Vlera momentale e skuadrës së Feyenoordit, kap shifrën marramendëse prej 104.25 milionë euro, sipas “Transfermarkt”

Ndërsa, futbollisti në i shtrenjtë i kësaj skuadre vlerësohet të jetë qendërmbrojtësi Marcos Senesi, i cili momentalisht kushton 19 milionë euro.

Feyenoord është skuadër me histori shumë të pasur, ku edhe ka fituar titullin në Eredivisie plot 15 herë, ndërsa Kupën 13 herë.

Kjo skuadër gjithashtu ka fituar tri tituj evropianë, 1969–70 Kupën Evropiane, 1973–74 dhe 2001–02 Kupën e Uefa-s.

Padyshim se në rast se Drita e kalon raundin e parë, do të përballet me një super-skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat