Mancini pas fitores dhe kualifikimit të Italisë në të tetën e finales: Ia kujt ia dedikoj...

Futboll

Mancini pas fitores dhe kualifikimit të Italisë në të tetën e finales: Ia kujt ia dedikoj...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:19
Mancini pas fitores dhe kualifikimit të Italisë në të tetën e finales: Ia kujt ia dedikoj...

Italia ka mundur 3:0 Zvicrën dhe ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Europianit.

Roberto Mancini ka komentuar fitoren e “Axurrëve” të tij pas ndeshjes.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Por në fund ka qenë një fitore më se e merituar. Donim ta fitonim me çdo kusht”, ka thënë trajneri italian.

“Kujt ia dedikoj fitoren? Të gjithë personave që vuajnë, edhe në këtë moment”.

I vetmi lajm i keq ka qenë dëmtimi i Chiellini-t.

“Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze. Ndeshja kundër Uellsit? Nuk do të bëjmë llogari, duhet të luajmë për të fituar edhe ndeshjen e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat