Chiellini gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor?

Futboll

Chiellini gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor?

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:16
Chiellini gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor?

Giorgio Chiellini e mbylli pas 25 minutash ndeshjen e tij me Zvicrën dhe ditën e djeshme iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Për kapitenin e Italisë konfirmohet tërheqja, e cila fatmirësisht është e gradës së parë, ndaj nuk flitet për një dëmtim serioz. Gjithsesi, stafi “axurr” ka vendosur që t’i japë fillimisht dy ditë pushim mbrojtësit që pret të festojë 37-vjetorin, duke konfirmuar se prezenca e tij për sfidën e fundit kundër Uellsit nuk do të jetë e mundur, transmeton Panorama.

Ndoshta, shpresat e mjekëve janë që Chielini të jetë gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor.

Madje, edhe sikur të ishte rikuperuar, për duelin me britanikët trajneri Mancini pritet që të bëjë një rrotacion të gjerë, duke nisur nga mbrojtja, mesfusha, por edhe në repartin e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat