Te Juventusi vazhdojnë kërkimin për të përforcuar mesfushën

Futboll

Te Juventusi vazhdojnë kërkimin për të përforcuar mesfushën

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 13:48
Te Juventusi vazhdojnë kërkimin për të përforcuar mesfushën

Te Juventusi vazhdojnë kërkimin për të përforcuar mesfushën.

Edhe pse kanë shumë interesim për Manuel Locatellin, në Vinovo e dinë shumë mirë që paraqitjet e futbollistit të kombëtares në Euro 2020 do të ngrenë kostot e operacionit me Sassuolon. Për këtë arsye duhen ndjekur pista të tjera, e para ka të bëjë me Miralem Pjanic.

Për sa i përket boshnjakut rregjistrohet një hap i madh përpara.

Prej kohësh lojtari ka bërë të ditur se do ti pëlqentë shumë të rikthehej në Torino, por tani edhe Barcelona duket e gatshme që të kënaqë dëshirën e lojtarit duke i hapur derën një huazimi 2-vjeçar e madje duke paguar edhe një pjesë të pagës prej 6.5 milionë eurosh në sezon. Kushtu që krijojnë optimizëm mbi mundësinë për ta parë sërish Pjanic me fanellën bardhezi. Mbi të gjitha pas kthimit në stol të Allegrit, gati ta ripresë me krahë hapur boshnjakun.

Por rikthimi i Pjanic nuk është e vetmja mundësi që po punojnë njerëzit e merkatos së Juventusit për mesfushën. Në shënjestrën e bardhezinjve ka përfunduar edhe Sergio Oliveira. Në gjurmët e lojtarit të Portos ishte dhe Fiorentina, por tratativat janë pezulluar çka ka hapur një shteg të ri për Juventusin.

Në Torino veç të tjerash, Sergio Oliviera kanë patur mundësinë ta vazhgojnë nga afër pasi ishte protagonist i eleminimit të Juventusit nga Championsi me dy gola në Allianz Stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat