Spanja po zhgënjen

Futboll

Spanja po zhgënjen

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:31
Spanja po zhgënjen

Spanja ka zhgënjyer në Europian me barazimin e dytë radhazi. Në rast të kualifikimit nga grupi, Furitë e Kuqe ka shumë mundësi të përballen me Holandën.

Sipas Rafael Van der Vart, holandezët nuk duhet të kenë aspak frikë nga skuadra e Luis Enrique

“Shpresoj të ndeshemi me Spanjën në raundin tjetër”, ka thënë ish-futbollist për NOS.

“Personalisht mendoj se janë të tmerrshëm, me të vërtetë. Nuk kanë asgjë. Mbajnë zotërimin e topit, është e vërtetë, por më pas nuk kanë asnjë lojtar në gjendje të finalizojë”, ka shtuar holandezi.

“Më pas, nëse shohim golin e Lewandowski-t. Laporte është paguar 60-70 milionë euro nga Manchester City. Shifra të çmendura për  të mbrojtur në atë mënyrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat